Fetoshi dhe ambasadori hungarez diskutojnë për sigurinë dhe kërcënimet hibride

Drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Arben Fetoshi, është takuar sot me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László István Dux.

Gjatë takimit është diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, rolin e Hungarisë në rajon dhe shqetësimet e përbashkëta lidhur me sigurinë dhe kërcënimet hibride.

Në kontekstin e sfidave aktuale gjeopolitike, vëmendje e veçantë gjatë takimit i është kushtuar manipulimit dhe ndërhyrjes së huaj në informacion (FIMI). Bashkëbiseduesit kanë shqyrtuan gjithashtu mundësitë e bashkëpunimit në iniciativa dhe projekte që kontribuojnë në mbrojtjen efektive nga këto kërcënime dhe forcimin e qëndrueshmërisë demokratike.